Ne ndihme te nevojtareve Fundjave Ndryshe
Tax deductible
Varfëria është sfida më e madhe me të cilën shqiptarët po përballen sot. Në këto ditë të vështira ku mjerimi ka mbuluar me një vel trishtimi familjet shqiptare, ka ardhur koha t’i japim dorën njëri tjetrit dhe të bashkojmë zemrat në emër të së mirës. Fundjavë Ndryshe ka vendosur të jetë në krah të çdo shqiptari që sot ka nevojë për ndihmën tonë. Dhuro edhe ti kontributin tënd për t’i ndryshuar jetën dikujt që ka nevojë për ty.
Ne bashkepunim me emisionin Stop
Dhuro për të mësuar sa shumë forcë ke në shpirt për të shpëtuar jetë dhe për të ndezur dritë në ato zemra, ku dikur varfëria kishte pllakosur errësirën!Deri tani Fundjavë Ndryshe ka restauruar 170 shtëpi dhe ka ndërtuar211 të tjera për familjet në nevojë, të cilat jetonin ne kushte ekstreme. Ka shpërndarë rreth 200 bursa studimi për fëmijët në nevojë, dhe synon të zhvillojë programe integrimi social për të gjithë fëmijët e familjeve që trajtohen. Janë vizituar rreth 19 mijë familje në të gjithë Shqipërinë, dhe u është ofruar ndihma mjekësore rreth 80 individëve. Janë punësuar rreth 300 kryefamiljarë, si dhe është skicuar harta e varfërisë në të gjithë vendin. Sot ne jemi 10 mijë vullnetarë, te gatshëm për të luftuar varfërinë. Këto statistika tregojnë se të gjithë bashkë mundemi! Fundjavë Ndryshe jemi të gjithë ne! Email: [email redacted] Website : www.fundjavendryshe.org Facebook Fundjavë NdrysheInstagram
Organizer
Fn Foundation Inc
Beneficiary