Denis Daja's Memorial fund
Donation protected
*** *** *** Mesazh falenderimi nga familja Daja *** *** ***
Të dashur miq të afërt e të largët, të njohur e të panjohur që na u ndodhët pranë në ditën më fatkeqe të ekzistencës sonë.
Prania juaj e menjëhershme fizike, apo me telefonata e mesazhe 24 orë në 24, përgjatë gjithë javës që pasoi tragjedinë e ndarjes nga jeta të djalit tonë të vetëm 15 vjeçar, Denis Jim Daja, na ka prekur pa masë.
Në provën më të vështirë të jetës sonë, nuk u ndjemë vetëm, dhe kjo në sajin tuaj. Dashuria dhe dhembshuria juaj e shumëfishuar, ndihma e pakursyer, pjesëmarrja masive në funeral, lulet e gjestet e panumërta të solidaritetit e mbushën shpirtin tonë të plagosur me ngushellim e mirënjohje.
Ju morët të gjithë një copëz dhimbje nga dhimbja jonë, e cila vetëm u lehtësua nga fisnikëria juaj. Ne prindërit e Denisit, Kamelia dhe Çim Daja , ju falënderojmë nga thellësia e shpirtit tonë të tronditur, për mbështetjen dhe bujarinë tuaj të cmuar që pasoi menjëherë këtë fatkeqësi të papritur. Ndihma juaj na e ka lehtësuar jashtzakonisht këtë barrë financiare.
Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen që ndiejmë. Bujaria juaj fisnike do të mbahet mend pëgjithmonë, me dëshirën e madhe për t’ua shpërblyer në raste gëzimesh e ngjarjesh te lumtura në familjet tuaja!
Me mirënjohje të thellë,
Kamelia e Çim Daja
*** *** *** Mesazh falenderimi nga grupi organizator *** *** ***
Grupi organizator I kësaj fushate falenderon te gjithë dhe secilin prej jush për pjesmarrjen dhe bujarinë tuaj.
Të gjithë sëbashku ne arritëm shumë më tepër se ndihma ekonomike; ne realizuam një lëvizje, një fllad simpatie, ngrohtësie dhe shprese duke përcjellë kështu, te familja Daja, ngushëllimin dhe mbështetjen e nevojshme, dhe më tej, te mbarë komuniteti, ato vlera kaq të cmuara që mbartim.
Ceremonia e rastit u krye me nderimet që meritonte engjëlli i vogël. Të pranishmit përjetuan një atmosferë plot ndjenja, ku më shumë se ndarja nga jeta u celebrua vetë jeta e gëzuar e Denisit, ashtu sic ishte edhe motoja e ceremonise: ‘A celebration of Life!’
Ne këto momente, më shumë se kurrë, ju ftojmë ta kthejmë vështrimin nga jeta e ta shijojmë atë me të gjitha hapësirat që na shpalos. Le të shijojmë dhe të festojme cdo grimcë gëzimi e suksesi, dashurie e paqeje. Dollia e sotme është për ju te gjithë: ‘Përgëzime për gjestin!’ … dollinë e të nesërmes le ta ngrejë secili per gëzimin e ditës …
Me shume respekt dhe mirenjohje
Mishel, Loreta, Anila, Dhimiter
---------- 30 Tetor 2016 ----------
English version follows
Komuniteti shqiptar i Montrealit perjeton keto dite nje situate fort te dhimbshme. Nje prej familjeve te respektuara shqiptare ka humbur djalin 15-vjecar ne nje situate tmerresisht tragjike. Denis Daja, femija i vetem i Kamela Daja(Vakeflliu) dhe Shkelqim Daja, u nis plot gezim per te festuar ne nje mbremje te rinjsh festen e ‘Halloween’-it. Ne ato caste gezimi, se bashku me keshillat a zakonshme, prinderit e uruan ‘kalofsh mire’. Por ja qe ajo feste qe mendohej te ishte argetuese dhe miqesore u shnderrua ne nje mort kaq te dhimbshem.
Prinderit e ketij engjelli te porsanisur ne fluturim jane ne nje gjendje te pamate hidherimi dhe vuajtje. Plot shqiptare, te te gjitha trevave, te njohur e te panjohur per familjen, kane mbushur shtepine Daja keto dite per te shprehur dhimbjen, qe e bene edhe te tyren. Nuk eshte vecse nje deshmi e faktit se sa te ndjeshem, sa te gjendur dhe bujare jane bashkekombasit tane.
Nje grup miqsh te familjes, te mbeshtetur edhe nga ‘Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal’ dhe ‘Bashkësia Shqiptare Montreal’ kane krijuar kete fond me qellim qe te ndihmojne e te lehtesojne me sa te munden barren e rende te familjes ne keto dite kaq te veshtira, sidomos emocionale.
Ftojme cilindo te ndihmoje ne kete moment dhimbjeje qofte me nje lutje, qofte me nje mendim apo fjale te mire. Nese dikush desheron te kontribuoje ne kete fond, me aq sa mundet, le te bashkohet me ne, ne kete levizje bameresie.
Mendohet qe fondi te perdoret per shpenzimet e ceremonise se rastit dhe urgjenca te tjera te ketyre diteve.
Me shume respekt dhe mirenjohje,
Grupi organizator:
Mishel Kociu , Loreta Stamo, Anila Kati, Dhimiter Myzeqari
* * * * * * * * * * * * * * *
The Montreal Albanians are experiencing a painful situation. One of the most respected Albanian families, the Daja family, lost their 15-year-old son in a tragic incident. Denis Daja, the only child of Kamelia Daja (Vakeflliu) and Shkelqim Daja (Çim Daja), went to celebrate Halloween with friends at a community center located in ‘Ile des Soeurs’. Before leaving the house to be with friends, his parents as usual, said to him ‘Enjoy the party son’, and at the same time ‘Be careful Denis’! This party, that was supposed to be joyful and friendly, suddenly ended with the terrible death of 15 year old Denis Daja!
The parents of the little angel are in a state of immense sorrow and suffering. Albanians from all regions, known and unknown to the Daja family are coming to visit them to express the pain and the sorrow. Every Albanian feels the pain as their own. This shows how sensible and devoted, how generous and caring the members of our community are.
A group of friends of the family, supported by the ‘Albanian Cultural Association of Montreal’ and the ‘Albanian Community of Montreal’ have created this fund in order to assist and facilitate the heavy burden of the Daja family in these difficult moments.
We invite everyone to help, easing the pain of the Daja family, either with a prayer, with a thought or a message. If any of you would like to contribute on this fund, as much as you can, please, let's join together and be part of this charity act, which is bigger than us. At the same time we show our best values, caring for each other.
This fund was created to be used for the funeral arrangements and other expenses rising up these days.
Respectfully,
The group of organizers,
Mishel Koçiu, Loreta Stamo, Anila Kati, Dhimiter Myzeqari

Organizer
Shoqata Kulturore
Organizer
Saint-Laurent, QC