Main fundraiser photo

ALDO SKEJA

Donation protected
BETEJË PAS BETEJE PËR JETËN E ALDOS!

Unë jam Hamdiu, babai i Aldos që ka lindur më 15.12.2012, në Peshkopi, e më pas është transferuar në Tiranë, me diagnozën Mielomeningocele, operuar në Tiranë pas një jave, e që atëherë e sot, ne jemi betejë pas beteje. Kur Aldo ishte dy vjeç nuk më mbeti rrugë tjetër dhe ikëm në Greqi, (me forcat tona) edhe pse mjekët këtu në Shqipëri i kishin “larë” duart disa herë, në Hania të Greqisë mora vesh të vërtetën, që Aldo shërohet, por duheshin shumë para. I ndodhur në udhëkryqin e paforcë, që më mungonte shuma monetare u kthyem nga Greqia, edhe pse mjekët e mjekuan dhe e ndoqën për një muaj.
Pastaj, e provuam në Gjermani, e pastaj dy herë në Francë duke kërkuar azil. Në 2018-n nisa të kërkoja mbështetje nga ministria e shëndetësisë, ajo e cila na dërgoi dy herë duke na lënë rrugëve, ku drejtorët e spitalëve në Turqi më thanë; -Askush nuk ka bërë pagesë për ju!
Zhgënjyer, coptuar, të lodhur, rraskapitur u kthyem, por ministrja nuk na e tha kurrë të vërtetën e dështimit në Turqi. Pastaj, siç e dini disa që më ndihmoi Dr Bardh Spahia për në Genova, te spitali Gaslini, ku Aldo do kryente dy ndërhyrje kirurgjikale për fshikzën e urinës, të cilat ishin mjaft efikase.
Pastaj, mik pas miku, u lidha me një doktor Grek në Athinë ku premtoi për operacionin e shumëpritur në shtyllën kurrizore, por vetëm nëse kisha paratë, ose siguracione. Shpesh kam kontaktuar me doktorë të ndryshëm, sidomos në Bambini Gasu në Romë, ku çdo gjë që bëhej pengesë ishte vlerat monetare, edhe pse njerëzit familjarë miq e mikesha kanë qënë pranë nesh për gjithë këto vite.

Shpesh më kanë thënë njerëz publik dhe jo vetem, që ta bëja publike sepse populli shqiptarë ka plot halle, por kurrë nuk të lënë në baltë, e megjithatë, nuk pranoja për faktin e asaj ndjenjës së “turpit”, por siç e dini disa prej jush, e aq sa lexoni ministria e shëndetësisë u tall me neve, na mashtroi, na lodhi, na përbuzi.
E nga ana tjetër infeksionet e shpeshta që mbërthenin Aldon po më trembnin, më trembin edhe sot që analizat kanë dal shumë rëndë!

Ndaj, ju lutem, ju përgjërohem mos më lini vetëm, qoftë edhe një cent do ta vlerësoj prej jush. Dalëngadalë unë po bëj “rrugën” përdrejt spitalit që Aldo do u nënshtrohet ekzaminimëve dhe operimëve me mjeshtërinë e atyre që do marrin në duart e tyre fatin dhe jetën e djalit tim Aldos. Mos më lini vetëm, se çfarë ka shkruar Zoti pastaj në operacionet e Aldos, atë e di ai.

Ju përqafoj me mirënjohje,
Hamdi Skeja!
Donate
Donate

Organizer

Fatjon Domi
Organizer
England

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee