
APEL PËR NDIHMË – MENDI ÇOBO -Help needed!!!!!!!
Donation protected
Shqip
Më 16 tetor 2019, Mendi Çobo pësoi një aksident të rëndë në punë, në një firmë betoni në Gjirokastër. Një makineri i kapi krahun, ia këputi, dhe më pas ra nga një lartësi prej 5 metrash. E dërguan në spital pa shenja jete. Fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për 5 muaj – 2 muaj në reanimacion dhe 3 muaj në pavion. Më pas kaloi edhe 2 muaj të tjerë në spitalin e Beratit.
Në atë kohë, mjekët nuk dhanë asnjë shpresë, as për jetën, as për një mundësi shërimi. Sot, Mendi është me trakeostomi, me kateter dhe pa një krah. Pas një viti që doli nga spitali, bëri një vizitë në Liv Hospital, ku një mjek turk i dha shpresë se mund të përmirësohej me trajtim me qeliza staminale. Por ky trajtim është i kushtueshëm dhe për momentin nuk ka mundësi ekonomike për ta ndjekur. Kostoja e ndërhyrjes është 63,000 euro ose 69,000 dollarë amerikanë.
Mendi jeton në kushte të vështira ekonomike dhe ka nevojë për ndihmë. Ai është vetëm 40 vjeç dhe kanë kaluar tashmë gati 5 vite që nga aksidenti. Çdo ditë gjendja e tij përkeqësohet dhe ai përballet me shumë dhimbje e vuajtje.
Kërkojmë ndihmën tuaj, me shpresë që të ndodhë një mrekulli dhe Mendi të ketë mundësinë të ngrihet sërish në këmbë. Ju lutem, vendosni dorën në zemër.
English
On October 16, 2019, Mendi Çobo suffered a serious work-related accident at a concrete company in Gjirokastër. A machine caught his arm, severed it, and then he fell from a height of 5 meters. He was taken to the hospital with no signs of life. He first received emergency care at the Gjirokastër hospital and was then airlifted to the Trauma Hospital in Tirana, where he stayed for 5 months – 2 months in intensive care and 3 months in the ward. After that, he spent another 2 months in Berat hospital.
At the time, doctors gave no hope – neither for survival nor for any chance of recovery. Today, Mendi lives with a tracheostomy, a catheter, and is missing one arm. A year after being discharged from the hospital, he visited Liv Hospital in Turkey, where a Turkish doctor gave him hope that his condition could improve with stem cell treatment. However, this treatment is very expensive, and currently, he has no financial means to pursue it. The cost of the procedure is €63,000 or $69,000 USD.
Mendi lives in difficult economic conditions and is in urgent need of help. He is only 40 years old, and nearly 5 years have passed since the accident. His condition worsens with each passing day, and he suffers from constant pain and discomfort.
We are asking for your help, in the hope that a miracle can happen and Mendi can have the chance to stand on his feet again. Please, open your hearts.
Organizer

Donald Dervishi
Organizer
Burke, VA