
Every Act of Help Makes a Difference
Donation protected
Përshendetje të gjithëve.
Poe hap këtë mbledhje fondesh për nje zoteri te nderuar, Shaqir Shabani, i cili jeton ne Durres
Shaqiri prej 9 muajsh është diagnostikuar me Tumor (adenokarcinomë) të trupit të pankreasit. Në nentor 2023 ai iu nënshtrua një ndëryrje kirurgjikale për heqjen e masës tumorale, në një spital në Itali. Tani Shaqiri vazhdon seancat e kimio terapise dhe radio terapise dhe pas perfundimit te seancave, mjeket mendojne te bejne një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.
Seancat e kimioterapisë cdo 14 ditë në një shtet të huaj janë rraskapitëse si nga ana fizike ashtu dhe nga ana financiare, por Shaqiri nuk e ka humbur shpresën dhe besimin.
Shaqiri është një baba i përkushtuar, ashtu si të gjithë prinderit shqiptarë. Për me shume se 30 vjet ai ka punuar si shofer ne zonen e Burrelit duke vene ne rrezik shume here edhe jeten e tij për shkak te kushteve te veshtira ne zonat e veriut, kryesisht ne stinen e dimrit, e duke qene ne sherbim te njerezve edhe kur rruges ishin plote debore. Ai kurre nuk u ankua, por punoj pa u lodhur, gjithë jetën, me ndershmëri dhe vetmohim, pa marr asgje ne shkembim.
Shëtitja me mbesën është kthyer tashmë në gezimin e tij më të madh. Kjo ishte enderra që e kishte pritur prej vitesh: te shijonte nipat e mbesat si nje gjysh shembullor. Për fat te keq sëmundja po e kufizon pak e nga pak dhe ai e ka humbur shpresen për jeten.
Une dhe familja e Shaqirit do t’ju jemi pa fund mirenjohes, nga zemra, për çdo dhurim, sado te vogel. Ju lutem kontriboni me sa te mundeni në këte fushatë “GoFoundMe” dhe shpërndaheni me miqte tuaj, për t’i dhenë jëtë Shaqirit, sepse mjekët janë optimistë.
Të gjitha fondet e mbledhura do t’i shkojnë ne ndihmë te familjes për te mbuluar një pjesë të shpenzimeve dhe kurave mjeksore.
Falenderime dhe Mirenjohje pa fund!
Organizer
Ariana Gjorga
Organizer
Peabody, MA