
Dhuro nje pale kepuce per nje femije bej te lumtur nje zemer
Donation protected
Është koha e festave, është koha e dhuratave, është koha e gëzimit eshte koha e shpreses.
Prandaj dhe ne - Kisha online Jezus krishti eshte Zot i te gjithe shqipfolesve- kemi vendosur, që me ndihmën tuaj, të gëzojmë shumë, shumë zemra. Ka ardhur koha qe kombi jone të ecë në rrugë të reja dhe qe te ecesh ne rruge te reja duhen kepuce te reja.
Sivjet ne duam që me ju, të thyejmë një rekord ndërkombëtar, të dhurojmë 2500 deri në 3000 palë këpucë, jo vetëm për fëmijët neper fshatra por dhe për të gjithë ata, që do të vijnë në datën 21 dhjetor në orën 10:00 paradite tek pallati i sportit "Asllan Rusi".
Vendos të jesh pjese e ketij rekordi dashurie dhe perkujdesje, vendos te veshësh një fëmijë ose një familje këtë dimër me këpucë, shumë familje nuk kanë mundësi ti blejnë megjithëse do të donin.
Bashkë do ia dalim.
Ka shumë gëzim të japësh, ka kaq shumë gëzim kur e di që ke bërë një vepër të mirë, ka kaq shumë gëzim kur shikon njerëz të gëzuar dhe kur mendon që ti je shkaku i gëzimit të tyre.
Per te gjithe dhuruesit deklaroj -
qe Zoti do te hape kataraktet e qiellit dhe do te derdhe aq shume bekim sa nuk do te keni vend te mjaftueshem ku ti shtini, dhe jo vetem kaq por Zoti do ta lidhe gllaberuesin qe mos te preke territorrin tend. Te gjithe do ta shikojne qe duke filluar nga kjo dite ti do te jesh i bekuar ne cdo drejtim ( sip Malakia3)
Perderisa ti je ka shprese qe drita te munde erresiren sepse ti je nje kanal drite. Duke gezuar nje zemer femije ti ke i ke bere vetes shume favore perpara Perendise dhe Zoti qe nuk mban borxhe do te ta shperbleje ne menyren me te mire.
Zoti e bekofte Shqiperine dhe te gjithe shqipfolesit kudo qe jane.
Organizer
Alketa Auer
Organizer
Cologne, Nordrhein-Westfalen