
Të ndihmojmë Jonilën të fitojë betejën për jetën!
Donation protected
Jonila është një nënë e re, vetëm 34 vjeç, që prej dy vitesh po lufton me kancerin në stomak. Vajza e saj 8-vjeçare, çdo ditë, lutet që mami të bëhet mirë dhe të kthehet pranë saj.
Muajt e fundit, gjendja e Jonilës është rënduar, duke e bërë të domosdoshëm trajtimin e specializuar jashtë vendit. Për shkak të përhapjes së tumorit në zorrë, infeksionit të lartë dhe rënies së madhe në peshë, asnjë spital në Shqipëri nuk e ka marrë përsipër kurimin e saj.E vetmja shpresë për të mbijetuar është trajtimi në një spital në Turqi, ku është shtruar prej një muaji. Kostot janë shumë të larta: 1,000 euro në ditë ose 30,000 euro në muaj. Familja ka arritur të sigurojë shpenzimet për muajt Shkurt dhe Mars, por ka ende një rrugë të gjatë përpara. Në muajt e ardhshëm, Jonila do të ketë nevojë edhe për një operacion jetik, pasi sëmundja ka dëmtuar rëndë zorrën e saj.Ju lutemi, bashkohuni në këtë betejë për jetën!
Ndihma juaj është një dritë shprese për Jonilën, për vajzën e saj dhe për familjen që po lufton çdo ditë për të.
Çdo kontribut, çdo ndihmë dhe çdo shpërndarje e kësaj thirrjeje mund të bëjë ndryshimin. Së bashku, mund ta ndihmojmë Jonilën të fitojë këtë betejë!
Jonila is a young mother, only 34 years old, who has been battling stomach cancer for two years. Her 8-year-old daughter, every day, prays for her mother to get well and return to her side.
In recent months, Jonila's condition has worsened, making specialized treatment abroad necessary. Due to the spread of the tumor in her intestines, the high infection and the significant weight loss, no hospital in Albania has taken on her treatment.
The only hope for survival is treatment in a hospital in Turkey, where she has been hospitalized for a month. The costs are very high: 1,000 euros per day or 30,000 euros per month. The family has managed to cover the expenses for February and March, but there is still a long way to go. In the coming months, Jonila will also need a life-saving operation, as the disease has severely damaged her intestines.
Please join us in this fight for life!
Your help is a beacon of hope for Jonila, her daughter, and the family that is fighting for her every day.
Every contribution, every help, and every share of this appeal can make a difference. Together, we can help Jonila win this battle!
Organizer

Dafina Simoni
Organizer