
Një foshnje për ndime a child for help
Donation protected

Një foshnjë për ndihmë!
Ftojmë të gjithë, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ndjeshmërisë dhe solidaritetit, të jenë me ne për të kontribuar sadopak për foshnjën e vogël Natali Cana, 15 muajshe, e cila duhet të shkojë jashtë vendit për një operacion të vështirë.
Më konkretisht, bëhet fjalë për foshnjën Natali Cana, 15 muajshe, e cila 4.5 muaj më parë u diagnostikua me kancer në fshikëzën urinare (rabdomiosarkoma embrionale e fshikëzës – një tumor jashtëzakonisht i rrallë) dhe, prej atëherë, është shtruar në Spitalin Onkologjik të Fëmijëve “Shpresa”.
Pas trajtimit të saj, është parë e nevojshme t’i nënshtrohet një operacioni i cili nuk mund të kryhet në Greqi. Prandaj, ajo do të transferohet në një spital në Francë më 24 Mars për të kryer operacionin nga doktor Florent Guerin më 26 Mars.
Ju lutemi, është urgjente! Sadopak ndihma juaj bën mrekullinë e shërimit të një foshnjeje. Falënderime të përzemërta nga e gjithë familja!
Organizer

Eriselda Cana
Organizer
Berlin, Berlin