Çerçiz Topulli
Donation protected
Vendi ku është zhvilluar beteja e Mashkullorës në 1908 me Çerçiz Topullin ne krye sot po zhduket përfundimisht. Lapidari është shkatërruar qëllimisht, ndërsa asnjë gjurmē tjetër që kujton këtë betejë të famshme nuk ka mbetur. Qëllimi qartazi ka qënë e mbetet që ajo të harrohet. Ne kemi vendosur ta rikthejmë në një pikë të vizitueshme. Do të rindërtojmë jo vetëm vendin e betejës ku luftoi çeta, por edhe lapidarin e një bust të Çerçiz Topullit. Do ta kthejmë këtë vend në një pikë të jashtëzakonshme për të kujtuar këta burra që mbi gjithçka donin Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë ! Të ringremë e nderojmë historinë tonë ! Nëse ne nuk e bëjmë askush tjetër nuk do ta bëjë. Koha është për shqiptari.
Fondacioni “Shqipëria Tjetër” synon të realizojë projekte që lidhen me çështjen kombëtare, mbrojtjen e arsimit, kulturës , trashëgimisë, historisë dhe identitetit shqiptar. Ky fondacion synon të shpluhurosë dhe të tregojë të vërtetat e mbuluara të shqiptarëve, të promovojë figurat historike dhe të rindërtojë vendet me rëndësi kombëtare. Projektet tona synojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimie të vyer dhe vënjen e saj në shërbim të edukimit të të rinjve.
Fondacioni “Shqiperia Tjeter” me drejtues gazetarin Marin Mema bashkëpunon ngushtë me organizatën USA Albanian Society në NY themeluar nga një grup patriotësh e profesionistësh, Saimir Dashi, Behlul Gashi, Vilson Dautaj, Mevlan Mata, Albin Laci dhe Ilir Cekiri që njëkohësisht përbëjnë edhe degën zyrtarë të “Shqipëria Tjetër” në USA. Bashkë jemi më të fortë, bashkë e bëjmë shqiptarinë më të fortë.
Organizer
Marin Mema
Organizer
New Rochelle, NY