Main fundraiser photo

Ta njohim Shqipërin dhe kulturën e saj

Tax deductible
Ta njohim Shqipërinë dhe kulturën e saj te lashtë  se bashku me bukuritë natyrore

Fondacioni “Trojet Tona” në bashkëpunim me “Fondacionin Plavë Guci” po e vazhdojnë traditën e mirë të  bashkëpunimit të shkëlqyeshëm për të mirën e vendlindjeve tona. Me daten 19, 20 dhe 21 Maj organizojmë udhëtim treditor të nxënësve të klasave të 9-ta (mbi 300 nxënës)  për të vizituar Shqipërinë,  monumentet kulturore dhe historike dhe bukurit natyrore të saj,  së bashku me Bregdetin e bukur Shqiptar.
Për jetësim te një projekti të tillë me shumë vlerë,  kërkohen mjete dhe mbështetja financiare nga ju. Andaj të dashur bashkëkombës dhe bashkevedës na përkrahni me donacionet tuaja, që edhe në ketë forme të kontribuojmë për gjeneratat e reja që po rriten dhe edukohen në vendlindjet tona, në Plavë Guci, Rozhajë, Kraje dhe në Anë te Malit. Donacionet tuaja, sado modeste që u duket sot, janë investim afatgjatë për të mirën e kauzës së përbashkët.
Dhuro sot, që të krijojmë një lidhshmëri afatgjatë dhe natyrale për nesër. Kostoja e  përafërt e këtij projekti është $33,000.
Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe mbështetjen Tuaj financiare të  këtij projekti tejet të rëndësishëm për gjeneratat e reja të vendlindjeve tona.

Te bashkuar për një qellim te përbashkët do ja dalim

Per tu njohur me gjer per aktivitetet tona, mund te na ndiqni ne Facebook: Fondi Humanitar/Humanitarian Fund "Trojet Tona".
Donate

Donations 

    Donate

    Organizer

    Valdet Cobaj
    Organizer
    New York, NY
    Albanian-American Humanitarian Fund Trojet Tona
    Beneficiary

    Your easy, powerful, and trusted home for help

    • Easy

      Donate quickly and easily

    • Powerful

      Send help right to the people and causes you care about

    • Trusted

      Our Trust & Safety team works around the clock to keep our community safe