Ta nxjerrim Shqipërinë nga Koma!
Donation protected
Ta nxjerrim Shqipërinë nga Koma!
Miq të dashur, nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare dhe mergata!
Vëllezër dhe motra shqiptarë!
Bota ndryshoi. Bota nuk është më ajo që ishte. Bota nuk ka për të qenë më kurrë ajo që ka qenë deri sot. Bota nuk do të ketë më kohë të merret me hallet tuaja. Bota nuk e di nëse ju ekzistoni apo jo. Prej këtij momenti që po e bëj këtë thirrje, e deri gjashtë muajt e ardhshëm apo një vit, askush nuk di asgjë çfarë do të ndodhë dhe ku do të shkojmë. Ky nuk është hamendësim, as analizë por fakt kokëfortë.
Të gjithë mund të flasin, mund të predikojnë, mund të analizojnë, por e vërteta është se askush nuk di asgjë çfarë po vjen dhe çfarë na pret. Njerëzit janë të hutuar, të dëshpëruar, mosbesues, skeptikë, të trembur, sepse është investuar shumë për të krijuar këtë klimë. Nëse do t’i japësh jetës tënde një kuptim identifikoje një luftë tënden dhe nise atë.
Lufta jonë nuk është më as me shtiza, as me gurë, as me shigjeta, as me bomba, as me kallashë, as me atom. Lufta jonë sot është të hapim sytë dhe veshët mirë dhe të kuptojmë dhe me ajkën e kuptimit të gatuajmë brumin e zgjiimit dhe të ndërgjegjes. Ne nuk kemi asnjë organ mangët që të jemi ndryshe nga popujt e tjerë të botës.
Zhvillimet e shpejta globale, pasohen prej rreziqeve të mëdha dhe Shqipëria është në qendër të ciklonit.
Ky është një popull i rraskapitur prej drogës, mjerimit, injorancës, analfabetizmit dhe imoralitetit sepse ka patur aksidente të rënda përgjatë historisë së tij. Mafia në pushtet është aksidenti më i rëndë që i ka ndodhur këtij populli. Rreziku bëhet akoma më i madh kur mafia në pushet ka aleatët e saj në Opozitë të cilët kontrollojnë bashkarisht monopolin e pushtetit dhe të opozitës shfaqen bashkë dhe e nxjerrin Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare të lojës së Kombeve për të zgjatur pushtetin e vet.
Kjo është arsyeja përse Shqipëria sot është de-facto në reanimacion. Derisa të rikuperojë plotësisht është një proçes i dhimbshëm që nuk mund të evitohet. Kockat e këtij populli të dërrmuar e të sakatuar kanë nevojë për seanca të stërmundimshme fizioterapie dhe paçka se Shqipëria ndodhet sot në shtratin e vdekjes, disa pjesë të gjymtyrëve të saj lëvizin ende.
Ne sot me Lëvizjen Atdheu na duhet ta realizojmë zgjimin e Shqipërisë prej Komas së shpopullimit, shitjes, tradhëtisë që po dirigjohet nga qarqet më të egra antishqiptare në rajon dhe më gjerë në bashkëpunim me mafien politike Bipolare në vend e cila mban peng Shqipërinë prej 30 vitesh.
Sytë e të sëmurës tonë në shtratin e vdekjes lëvizin ende. Gishtërinjtë e saj të këmbës lëvizin ende. Veshkat i funksionojnë sepse duket qartë që ajo po lufton çdo ditë ashtu në koma sic është për ta nxjerrë të gjithë urinën e Kombit prej trupit të saj. Zorrët i ka në punë ende, sepse ajo përpëlitet çdo ditë dhe po e tenton ta nxjerrë feçen e Kombit nga trupi i saj. Trupi i saj është i sakatuar dhe analizat tregojnë se situata po përkeqësohet. Por kjo nuk të thotë që ne mund t’ia shkulim aparaturat e tubat edhe nëse zgjat reanimacioni dhe koma. Shqipëria është e tradhëtuar nga elitat imorale që nuk kanë asnjë lidhje shpirtërore me këtë vend.
Kasta imorale e eltave të Tiranës, pushtet, media, financë, po lobon fort dhe po përpiqet shumë që ne të firmosim heqjen e tubave dhe të aparaturave, me idenë që presim kot, sepse ky vend nuk ka për t’u bërë kurrë, se gjoja ky popull është i mbaruar, por ti nuk mund ta firmosësh atë dokument. Në të gjithë duhet të luftojmë deri në fund që ta kthejmë Shqipërinë në jetë!
Bota ndryshoi, mos e harro këtë për asnjë moment. Asnjë llogari të jetës tënde, nëse ke vendosur të shpëtosh, nuk mund t’i bësh më si i ke bërë gjer më sot. Nëse has vështirësi për të kuptuar këtë që po të them, ke zero shans të kuptosh atë që po vjen.
Ju drejtohem sot me këtë apel në emër të Lëvizjes Atdheu që të na ndihmoni dhe të na jepni dorën, kush të mundet nëpërmjet këtij GoFund Me që është bërë për arsye teknike ne emrin e N/kryetarit të Partisë Dr. Edmond Dano. Vëllezër dhe motra Shqiptarë!
Nxjerrja e Shqipërisë nga Koma është një operacion që kushton shumë.
Kemi nevojë për karburant, për mbështetje, per financa, për lutjet tuaja, sepse energjitë tona nuk janë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga Koma. Shpesh më thoni: Kreshnik nuk shpëtohet Shqipëria në Facebook. Por që të lëvizim dhe ta shpëtojmë Shqipërinë kemi nevojë për mbështetje. Që makina luftarake e Lëvizjes Atdheu të lëvizë ka nevojë për karburant.
Keni mbledhur fonde aq herë sa iu është kërkuar për të shpëtuar shqiptarë të pafat të braktisur nga Shtetit i tyre,
Sot është koha të kontriboni për Shqipërinë sepse ne pa ju nuk mundemi ta bëjmë.
Nuk kemi marrë kurrë asnjë cent nga taksat tuaja, dhe kemi shkrirë e tretur gjithcka kishim dhe mundëm për t’i dalë Zot vendit dhe për ta shpëtuar Shqiëprinë.
Sot është radha juaj. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj që ta nxjerrim nga Koma Shqipërinë.
Koha nuk pret dhe ndërhyrja duhet bërë urgjentisht. Ndihmoni Lëvizjen Atdheu ta bëjë këtë ndërhyrje, si e vetmja parti politike në historinë e Shqipërisë, që nuk kontrollohet nga fondacione as nga ambasada të huaja, por vetëm nga shqiptarë.
Ne nuk do ta firmosim vdekjen e Shqipërisë, dhe tashmë presim të shohim si do të veproni ju!
Rrofshi, rroftë Shqipëria!
Organizer
Edmond Dano
Organizer
Mississauga, ON